Ndryshimi i kufijve, Shqiprim Arifi në Top Show: “I vraftë buka” nëse përdorin politikisht Luginën (Video)


Një ditë pasi liderët e Komunës së Preshevës cituan një rezolutë për bashkimin me Kosovën, kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, ishte i ftuar në studion e Top Show.
Loading...
Në një intervistë me Alban Dudushin, Arifi përforcoi qëndrimin për përfshirje të 3 komunave me Kosovën. Lugina e Preshevës duhet t’i bashkangjitet në tërësi Kosovës. Ne nuk duam të rrezikojmë integritetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër shkëmbimit të territoreve në tryezën e liderëve në Bruksel” deklaroi Arifi. Ai ka deklaruar gjithashtu se Lugina e Preshevës, nuk duhet të përdoret politikisht nga partitë politike në Kosovë, por dhe në Serbi. “Lugina, nëse bëhet kartë për t’u përdorur per politike, atëherë ne i themi “i vraftë buka””- deklaroi Arifi. Një ditë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi vizitën e tij dyditore në Kosovë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi takoi të hënën, përfaqësues të Luginës së Preshevës. Gjatë takimit me Presidentin, përfaqësuesit propozuan që politikanë të Luginës së Preshevës të jenë pjesë e dialogut final Kosovë-Serbi. Përfaqësuesit Luginës së Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, do t’i dorëzojnë së shpejti institucioneve kosovare një draft rezolute, që këto zona t’i bashkëngjiten Kosovës.
Loading...
Loading...
loading...
Loading...

Comments

Loading...

Click

loading...